• Më 16 maj fillon raundi i ri i negociatave për paqe në Siri në Gjenevë

Raundi i ri i negociatave për paqe në Siri do të zhvillohet javën e ardhshme në Gjenevë të Zvicrës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Stefan De Mistura, i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë, të hënën me anë të një deklarate, tha se raundi i ri i negociatave për paqe në Siri Gjeneva-6 me mbikëqyrjen e OKB, do të fillojë nga 16 maj 2017. Raundi i pestë i negociatave të Gjenevës mes qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve të armatosura sirianë është zhvilluar nga 23 deri më 31 mars. Në raundin e kaluar të negociatave është biseduar rreth katër temave kryesore, hartimin e kushtetutës, organizimin e zgjedhjeve, mekanizmat për formimin e qeverisë dhe luftën kundër terrorizmit.

Tags

Maj 09, 2017 08:26 Europe/Tirane
Komente