• Sulmi i Turqisë në veri të Irakut shkaktojë vrasjen e 23 personave

Sulmi i avionëve luftarakë të ushtrisë së Turqisë kundër pozicioneve të grupit PKK ka shkaktuar vrasjen e 23 personave, pjesëtarë të këtij grupi.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se në 24 orët e kaluara, avionët e ushtrisë së Turqisë kanë sulmuar disa herë pozicionet e grupit PKK në lindje të Turqisë dhe gjithashtu, në veri të Irakut ku si pasojë janë vrarë 23 pjesëtarë të grupit PKK. Sipas raporteve të ushtrisë së Turqisë, në sulmet kundër pozicioneve të grupit PKK në qytetin Van në lindje të Turqisë janë vrarë 10 pjesëtarë të këtij grupi dhe në sulmin e avionëve turq kundër pozicioneve të PKK në veri të Irakut janë vrarë edhe 13 pjesëtarë të tjerë të grupit PKK.

Maj 28, 2017 14:18 Europe/Tirane
Komente