• Shkatërrohen 180 pozicione të ISIS në Hama të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar për shkatërrimin e 180 pozicioneve të terroristëve të ISIS në qytezën Akirbat në Rif Hama në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve Rssuia Today, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të martën se në këto operacione janë ndërpreë rrugët të cilat ndihmonin terroristët të dërgonin armë dhe pajisje tjera ushtarake në Siri. Alekandër Lobin, komandnat i forcave ruse në Siri, ka thënë se dje forcat ajrore ruse kanë kryer mbi 50 fluturime në mbështetje të forcave ushtarake siriane dhe kanë shkatërruar 180 pozicione të grupit terrorist ISIS dhe kanë shkatërruar infrastrukturën e tyre. Aktualisht, rrugët për furnizimin me municione dhe pajisje ushtarake, si dhe donacione për grupin terrorist ISIS janë bllokuar plotësisht në kët zonë, shtoi Lobin.

 

Sep 12, 2017 15:18 Europe/Tirane
Komente