• OKB paralajmëron për dhjetëra mijëra palestinezë të pastrehë në Gaza

Zyra koordinuese e OKB për çështje humanitare deklaroi se 30 mijë palestinezë akoma janë të shpërngulur dhe të pastrehë në Rripin e Gazës.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se zyra koordinuese e OKB për çështje humanitare shtoi se tre vite pas sulmit të Izraelit kundër Rripit të Gazës, akoma nuk ekzistojnë kurrfarë burime financiare për rindërtimin e dy të tretave të shtëpive të popullit të pastrehë në Rripin e Gazës dhe këta persona akoma jetojnë në tenda të përkohshme. Kjo zyre e OKB kujtoi se gjatë luftës së vitit 2014 të Izraelit kundër Gazës, forcat izraelite kanë vrarë me qindra palestinezë dhe kanë plagosur me mijëra të tjerë. Ushtria izraelite në kohë gjithashtu ka shkatërruar edhe shumë shtëpi dhe vendbanime civile.

Sep 13, 2017 13:47 Europe/Tirane
Komente