• Bashar Asad: Siria po ecën e sigurt drejt fitores

Presidenti sirian z. Bashar Asad deklaroi se “pavarësisht se ka vuajtur shumë nga terrorizmi i sponsorizuar nga jashtë për shtatë vitet e fundit,  Siria po ecën në mënyrë të qëndrueshme drejt fitores”,  një ditë pasi ushtria ruse njoftoi se trupat qeveritare ishin në kontrollin e 85 përqind të gjithë territorit sirian.

Presidenti sirian e bëri këtë deklaratë në një takim me pjesëmarrësit në Konferencën e tretë Ndërkombëtare të Bashkimit të Tregtisë (ITUC), e cila u mbajt në kryeqytetin Damask me pjesëmarrjen e organizatave dhe kompanive nga 60 vende. Presidenti Asad theksoi më tej rolin e rëndësishëm të organizatave popullore dhe grupeve sociale në ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit të njerëzve për realitetet e krizës siriane në mesin e bashkësisë ndërkombëtare dhe rreziqet e terrorizmit, që po përhapet anembanë globit. Ai gjithashtu denoncoi "embargon ekonomike imorale" të imponuar kundër vendit të tij nga "superfuqitë e caktuara" që kërkojnë të kontrollojnë kombet e tjera, duke thënë se sanksionet janë në kundërshtim të hapur me ligjet ndërkombëtare dhe humanitare. Siria ka vuajtur nga terrorizmi dhe nga një luftë ushtarake, ekonomike dhe mediatike, por po ecën vazhdimisht drejt fitores "falë sakrificave të ushtrisë sonë, qëndrueshmërisë së popullit tonë dhe mbështetjes së vendeve mike", shtoi Asad.

 

Sep 13, 2017 20:24 Europe/Tirane
Komente