• Deklaratat e Niçervan Barzani pas organizimit të referendumit për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut

Disa orë pas përfundimit të referendumit polemit në rajonin e Kurdistanit të Irakut, kryetari i qeverisë lokale të këtij rajoni, me qëllim të parandalimit të shtimit të protestave dhe kundërshtimeve ndërkombëtare ndaj kësaj çështje, deklaroi: "Organizimi i referendumit nuk do të thotë se në ditën e nesërme do të caktohen kufijtë dhe do të ndahet ky rajon nga Iraku".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Niçervan Barzani gjatë një deklarimi pas referendumit për pavarësinë e rajonit të Kurdistanit të Irakut, deklaroi: "Pjesëmarrja në procesin e votimit në referendumin që u zhvillua të hënën në Kurdistanin e Irakut nuk do të thotë që ne një ditë pas këtij referendumi, do ta shpallim pavarësinë e Kurdistanit. Referendumi gjithashtu nuk është me këtë qëllim që të përcaktojmë kufijtë e Kurdistanit. Këto janë dy çështje shumë të rëndësishme në mënyrë që të gjitha vendet fqinjë dhe Bagdadi të informohet se ne vetëm duam t'i tregojmë botës dëshirën e popullit tonë. Ne përgjatë 20 viteve të kaluara e kemi vërtetuar për vendet fqinjë dhe për Irakun se ne jemi faktor të stabilitetit në rajon dhe me theksim kështu do të mbesim edhe në të ardhmen duke kontribuar si një faktor i stabilitetit dhe sigurisë për fqinjët tanë dhe për Bagdadin", shtoi ndër të tjera Niçervan Barzani.

Sep 26, 2017 10:23 Europe/Tirane
Komente