• Regjimi sionist vazhdon arrestimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Forcat ushtarake të regjimit sionist të premten (sot) në mëngjes kanë sulmuar disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar disa palestinezë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë kryer sulme të gjera në një fshat në jug të Xheninit dhe qytetit Al-Khalil në jug të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar 13 palestinezë. Një burim palestinez i sigurisë gjithashtu ka deklaruar se forcat ushtarake izraelite kanë sulmuar kampin e refugjatëve “Ajed” në veri të Betlehemit dhe kanë arrestuar tre palestinezë. Vlen të theksohet se forcat e regjimit sionist për t’i realizuar qëllimet e tyre në kuadër të politikës pushtuese, për çdo ditë po sulmojnë dhe arrestojnë palestinezët e pambrojtur.

Tags

Sep 29, 2017 11:15 Europe/Tirane
Komente