• Bashar Xhaafari: Bota nuk ka vullnet për të luftuar terrorizmin

Vuajtja 7-vjecare e kombit sirian nga prania e terroristëve, tregon se sektori i fuqishëm i Bashkësisë Ndërkombëtare nuk ka vullnetin e duhur për të luftuar terrorizmin.

Kështu deklaroi Bashar Xhaafari, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, i cili theksoi se për të luftuar terrorizmin është e nevojshme vullnet real politik. “ Deri në atë kohë kur të mos ketë vullnet për të luftuar terrorizmin, nuk mund të zbatohen rezolutat e KS të OKB për luftën kundër terrorizmit dhe vendet anëtare nuk mund të arrijnë një marrëveshje botërore për të luftuar këtë fenomen”, tha në fjalën e tij Bashar Xhaafari. Ndër të tjera përfaqësuesi i Sirisë në OKB tha: Terroristët e huaj ishin njerëz të thjeshtë të cilët me mbështetjen e dollarëve të naftës dhe me idenë e përhapjes së vahabizmit, kryejnë akte të dhunshme dhe terroriste. Bashar Xhaafari tha se terroristët e huaj janë futur me mijëra pasaporta dhe viza turistike në vendet fqinje të Sirisë dhe Iraku. Në këto vende ishin ngritur baza trajnuese për këta persona të cilët janë cilësuar dhe quajtur opozitarët moderatorë, tha në fjalë e tij përfaqësuesi i Sirisë në OKB.

 

Tags

Oct 03, 2017 09:09 Europe/Tirane
Komente