• Gjigandi amerikan i naftës pezullon aktivitetin e tij në rajonin e Kurdistanit të Irakut

Kompania amerikane e naftës Sharon ka pezulluar aktivitetin e saj në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Shkak për mbylljen e aktivitetit të kësaj kompanie janë bërë përleshjet e fundit të forcave irakiane dhe forcave Peshmerga të rajonit të Kurdistanit të Irakut.

Agjencia franceze e lajmeve citon një prej autoriteteve të kësaj kompanie dhe thotë se kompania ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj në rajonin e Kurdistanit edhe pse ajo mundohet të ruajë pozitën e saj në këtë rajon me qëllim që të rifillojë aktivitetin menjëherë pas zgjidhjes së krizës. Kohët e fundit forcat irakiane kanë arritur të marrin kontrollin e fushave dhe puseve të naftës në provincën Kirkuk të cilat më herët kontrolloheshin prej forcave Peshmerga të rajonit të Kurdistanit. Aktualisht niveli i tensioneve mes palëve është i lartë dhe ministria e naftës së Irakut është shprehur e nevrikosur nga nënshkrimi i kontratës për prodhimin e derivateve të naftës mes kompanisë ruse Rusnaft dhe autoriteteve të rajonit të Kurdistanit të Irakut.

Oct 21, 2017 09:07 Europe/Tirane
Komente