• Ish-kryeministri i Katarit: Riadi dhe Doha kanë përkrahur terroristët në Siri

Ish-kryeministri i Katarit ka zbuluar se si Shtetet e Bashkuara të  Amerikës kanë koordinuar mbështetjen e Dohas, Riadit dhe Ankarasë për terroristët që veprojnë kundër qeverisë siriane gjatë viteve të konfliktit në Siri.

Ish-kryeministri i Katarit, Hamad bin Xhasem, pranoi në një intervistë më 26 tetor me transmetuesin kombëtar të Katarit se vendi i tij, një shtet i vogël në jug të Gjirit Persik, ishte pjesë e një grupi prej katër vendeve që dorëzuan armë dhe fonde për terroristët në Siri. Hamad tha se Katari, Arabia Saudite dhe Turqia dërguan armët e tyre për grupet terroriste në Siri nëpërmjet forcave ushtarake amerikane në rajon. "Çdo armë që u dërgua në Siri do të kalonte nëpër Turqi dhe do të koordinohej me SHBA, dhe shpërndarja e çdo gjëje ishte nëpërmjet forcave amerikane", tha ish-kryeministri i Katarit. Ai pranoi se shumë prej armëve kishin rënë në duart e Frontit al-Nusra, një grup aleat me al-Kaidën. Hamadi gjithashtu kritikoi regjimin saudit për rishikimin e politikës së tij mbi Sirinë duke harruar thirrjet e mëparshme për rrëzimin e presidentit sirian Bashar Asad. Ai tha se sauditët tani donin që Asadi të qëndronte në pushtet, një qëndrim, tha ai, që Riadi nuk ishte i gatshëm të ndante me të tjerët. "Ju [Arabia Saudite] tani po thoni që Bashari të qëndrojë në pushtet. Ok le të qëndrojë, ne nuk kemi ndonjë problem, ne nuk kemi grindje me të. Ai ishte një mik i yni... Por ju [Arabia Saudite] ishit në të njëjtin qëndrim me ne, nëse keni ndryshuar mendjen, na thoni, "tha Hamad bin Xhasem. Siria dhe Rusia, aleati i saj ushtarak, fajësojnë SHBA për gjakderdhjen e vazhdueshme në Sirinë lindore, duke thënë se ata kanë dëshmi se forcat amerikane të vendosura në Jordani po i japin ISIS-it, armatime dhe baza në këtë zonë.

 

Tags

Oct 28, 2017 19:18 Europe/Tirane
Komente