• Mbështetja amerikane për ISIS në qytetin sirian Bu Qemal

I ashtuquajturi koalicion ndërkombëtar anti-ISIS nën komandën amerikane mbështet terroristët vdekjeprurës të ISIS në qytetin kufitar Bu Qemal në Siri.

Qendra mediatike e Sirisë njoftoi se forcat e koalicionit të SH.B.A.-së kanë mbështetur dhe ofrojnë lehtësira për terroristët që po tërhiqen nga Bu Qemal. I ashtuquajturi koalicion ndërkombëtar anti-ISIS, nën komandën e Shteteve të Bashkuara, me mbështetjen e tij për terroristët, po përpiqet të parandalojë forcat siriane që të ecin përpara në qytetin Bu Qemal. Shtetet e Bashkuara kanë krijuar kushtet për një tërheqje të sigurt të terroristëve të ISIS në zona të tjera, thuhet në deklaratën e qendrës mediatike të Sirisë, duke iu referuar veprimeve të forcave të koalicionit në mbështetje të ISIS me sistemet e telekomunikacionit dhe rrugët ajrore. Komanda e Forcave të Armatosura të Sirisë, në një deklaratë më 9 nëntor shpalli çlirimin e qytetit Bu Qemal në pjesën jugore të Dejrul Zurit të Sirisë dhe theksoi se çlirimi i qytetit është disfata e radhës e  grupit terrorist ISIS në rajon dhe dështim i mbështetësve të këtij grupi në përpjekjet për ndarjen e rajonit. Qyteti kufitar Bu Qemal në Siri ka një popullsi prej 120,000 personash dhe ai është mbajtur i pushtuar për tre vjet nga terroristët e ISIS. Qyteti konsiderohej vendndodhja e fundit e ISIS në Siri.

 

Tags

Nov 16, 2017 08:48 Europe/Tirane
Komente