• 32 të vrarë e 75 të plagosur nga sulmi terrorist në Irak

Një shpërthim bombe me kamion në qytetin verior të Irakut Tuz Khurmatu ka vrarë 32 njerëz dhe ka plagosur 75 të tjerë, thanë zyrtarët irakianë të sigurisë.

Sulmi i së martës u zhvillua në një vend të mbushur me njerëz në qytetin e banuar kryesisht nga myslimanët shi’itë turkmenë në provincën Kirkuk. Sipas burimeve spitalore , shumica e viktimave ishin civilë dhe numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi shumë prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Të paktën gjashtë forca irakiane të sigurisë ishin midis të vrarëve. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë. Sulmi terrorist vjen pak ditë pas rënies së kalifatit të pretenduar të terroristëve të ISIS në Irak dhe Siri.

 

Tags

Nov 21, 2017 20:08 Europe/Tirane
Komente