• Ryshfetet lirojnë princat sauditë nga burgu

Prokuroria e përgjithshme e Arabisë saudite ka dhënë urdhër për lirimin e disa prej princave të arrestuar sauditë, kundrejt pagimit të një shume parash si garant për lirimin e tyre.

Shumica e princave të arrestuar nën akuzën për korrupsion në Arabinë Saudite janë shprehur të gatshëm të paguajnë shuma të caktuara për të marrë lirinë e tyre. Për momentin në burg mbahen 159 princa sauditë të akuzuar për afera korruptive. Autoritet e Arabisë saudite prej 4 nëntorit kanë nisur një fushatë të gjerë arrestimesh për atë që e kanë quajtur luftën kundër korrupsionit. Si pasojë janë arrestuar shumë princa sauditë dhe janë bllokuar kapitalet e tyre. Shumë analistë të rajonit thonë se arrestimet janë bërë për të forcuar pozitën dhe pushtetin e Muhamed bin Selman, trashëgimtar i fronit në Arabinë Saudite.

 

Dec 06, 2017 08:35 Europe/Tirane
Komente