• Pas Trumpit, edhe Abas do të mbajë një fjalim për Kodsin

Presidenti palestinez Mahmud Abas ka vendosur të mbajë një fjalim televiziv pas njoftimit të Presidentit të SHBA Donald Trump se të mërkurën do të shpallë vendimin për zhvendosjen e ambasadës së SHBA në Izrael, nga Tel Avivi në Kods.

Një zyrtar palestinez i tha televizionit kombëtar të  Palestinës se fjalimi i Abas do të ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj njohjes së mundshme nga Trump, të Kodsit si kryeqyteti i Izraelit. "Presidenti Abas së pari do të dëgjojë fjalimin e Presidentit Trump dhe pastaj do të japë një përgjigje," tha zyrtari, duke shtuar se deklaratat e tij do të transmetoheshin në TV Palestine. Abas ka paralajmëruar tashmë homologun e tij amerikan kundër masës së "rrezikshme", duke kërcënuar se Palestina do të ndërpriste lidhjet me Uashingtonin në të gjitha nivelet.Edhe Liga Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik kanë vendosur të organizojnë takime të jashtëzakonshme për të shqyrtuar reagimin ndaj vendimit eventual të presidentit amerikan mbi Kodsin e shenjtë.

 

Dec 06, 2017 20:08 Europe/Tirane
Komente