• Protesta kundër vendimit të Trump

Në rripin e Gazës, në BPLJ, në Jordani dhe në Liban janë organizuar protesta kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.

Menjëherë pas shpalljes së Donald Trump për njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit, në rrugët e Rafahut, në Rripin e Gazës, si dhe në pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Stamboll kanë shpërthyer protestat. Protestues të shumë në qytetin europiano-aziatik të Turqisë janë mbledhur para misionit diplomatik amerikan, pasi Trump theu politikën disa dekadash të mosnjohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Edhe në rrugët e Rafahut, në Rripin e Gazës, me qindra e mijëra kanë dalë për të shprehur irritimin e tyre me vendimin e Trupit, duke djegur portretet e tij, të kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu dhe flamuj të Izraelit. Ndërkohë Hamasi që kontrollon Rripin e Gazës dënoi vendimin e Trump dhe paralajmëroi se ai ‘hapi portat e ferrit mbi interesat amerikane në rajon”. Lëvizja  rezistencës islamike shtoi se deklarata e SHBA-së nuk do të ndryshojë statusin e qytetit të Shenjtë. Vendimi i Trump mbi Jerusalemin nuk do të ketë sukses në ndryshimin e faktit se Jerusalemi është një tokë myslimane arabe, tha një zëdhënës i Hamasit. Hamasi ka bërë thirrje për protesta masive, duke njoftuar të premten e ardhshme si një ditë zemërimi. Edhe në Liban dhe në Jordani janë organizuar të njëjtat protesta kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet të regjimit sionist.

Dec 07, 2017 08:10 Europe/Tirane
Komente