• Putin shpall përfundimin e operacioneve të ushtrisë ruse në Siri

Vladimir Putin president i Rusisë deklaroi se fitorja e plotë në Siri është rezultat i dështimit total të terroristëve.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik të lajmeve, presidenti i Rusisë njoftoi përfundimin e operacionin ushtarake të ushtrisë ruse në dy anët e lumit Eufrat të Sirisë. Në deklaratën e tij presidenti Putin ka thënë: Procesi i bisedimeve sirian do të vazhdojë me sukses dhe hapi tjetër i rëndësishëm është rindërtimi i këtij vendi të prekur nga lufta dhe organizimi i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Rusia prej shtatorit 2015 me kërkesë zyrtare të qeverisë siriane dhe në kuadër të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit ka nisur operacionin ushtarak kundër terroristëve të ISIS dhe frontit Nusra në Siri duke i sulmuar ata nga ajri, toka dhe deti. Kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur nga Amerika dhe Arabia Saudite me qëllim rrëzimin e qeverisë së ligjshme të Bashar Asad dhe ndryshimin e strukturës së rajonit në interes të regjimit sionist.

Dec 07, 2017 08:10 Europe/Tirane
Komente