• Hamasi: Intifada e re palestineze fillon të premten me “Ditën e Zemërimit”

Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas e konsideroi si një deklaratë të "luftës" vendimin e  SHBA-së për të njohur Kodsin si "kryeqytet" i regjimit okupator të Izraelit, duke bërë thirrje për organizimin e "ditës së zemërimit" kundër Uashingtonit dhe Tel Avivit.

Në një fjalim televiziv të enjten, kreu i Hamasit, Ismail Hanije, e quajti vendimin e Uashingtonit një "agresion ndaj popullit palestinez dhe një luftë kundër vendeve të shenjta islame". Ai bëri thirrje për një intifadë të re palestineze kundër Izraelit dhe tha se kjo kryengritje duhet të fillojë që të premten. "Kjo politikë sioniste e mbështetur nga SHBA nuk mund të ndalet nëse nuk ndezim një intifadë të re", tha Hanije duke shtuar: "Le të jetë 8 dhjetori dita e parë e intifadës së re kundër pushtuesit". Kreu i Hamasit tha se lëvizja e rezistencës me bazë në Gaza është plotësisht gati "të përballet me këtë rrezik strategjik që kërcënon Kodsin dhe të gjithë Palestinën". Shefi i Hamasit tha se palestinezët nuk e njohin Izraelin pasi njësia e paligjshme sioniste nuk ka tokë në territoret palestineze për të kërkuar një "kryeqytet". "Kodsi i bashkuar është arab dhe mysliman, dhe është kryeqyteti i shtetit të Palestinës, i të gjithë Palestinës", tha Ismail Hanije. Ai më tej i bëri thirrje presidentit palestinez Mahmud Abas të tërhiqet nga bisedimet e paqes me Izraelin dhe kërkoi nga arabët të vendosin për të bojkotuar administratën Trump. "Duhet të njoftojmë se marrëveshja e ashtuquajtur e paqes u varros njëherë e përgjithmonë dhe se për palestinezët nuk ka asgjë që quhet proces i paqes ", tha shefi i Hamasit.

 

 

Dec 07, 2017 20:44 Europe/Tirane
Komente