• Haaretz: Trump i dhuroi Jeruzalemit gjakderdhjen

Faqja e internetit e gazetës izraelite Haaretz shkroi: Presidenti i SHBA Donald Trump, me vendimin e tij, në vend të paqes i dhuroi Jeruzalemit gjakderdhjen.

“Mbi këtë bazë, duket se Presidenti i Shteteve të Bashkuara është i prirur për zbatimin e planit të Jared Kouchner për paqen në Lindjen e Mesme, por me vendimin e tij për qytetin e Jeruzalemit, nxiti përhapjen e dhunës, paqëndrueshmërisë dhe aktet terroriste në shtetet aleate të SHBA në Lindjen e Mesme (Azinë Perëndimore)”, shkruan Haaretz. Në artikullin e saj, kjo gazetë shkruan: “Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Maryland tregon se 63 përqind e amerikanëve, duke përfshirë 44 përqind të republikanëve, kundërshtojnë transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem. Qyteti i Jeruzalemit është shtëpia e rreth 300,000 palestinezëve, shumë prej të cilëve jetojnë në varfëri të skajshme dhe në zona të privuara dhe me densitet të lartë të popullsisë. Në fund të javës së kaluar, Kouchner tha se po përpiqej të avanconte interesat e mëdha të Amerikës në Lindjen e Mesme, por Trump duket se ka shkatërruar të gjitha planet e dhëndrit të tij për të konsoliduar pozitën e vet politike”. Gazeta izraelite në fund thekson: “Pasojat e këtij veprimi të  Donald Trump mund të jenë të rënda. Ne mund të shohim dhunë në qytetin e Jeruzalemit. Ne mund të shohim dhunën në territoret palestineze apo edhe në botën arabe dhe islamike. Ndryshimi në pozicionin e SHBA në lidhje me Jerusalemin mund të destabilizojë pozitën e Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abas, ose Familjen Mbretërore të Jordanisë. Kjo me siguri do të jetë një mundësi e rëndësishme për të forcuar frontin iranian dhe për të larguar Shtetet e Bashkuara nga aleatët e saj evropianë”.

 

Dec 08, 2017 00:29 Europe/Tirane
Komente