• Vazhdojnë bombardimet saudite në Jemen

Të paktën gjashtë civilë janë vrarë dhe disa të tjerë u plagosën kur avionët ushtarakë sauditë kryen sulme ajrore të ndara ndaj zonave të banuara në Jemen, pasi regjimi i Riadit po vazhdon me fushatën e tij bombarduese kundër fqinjit të tij jugor.

Një zyrtar lokal i paidentifikuar tha për agjencinë jemenase të lajmeve Saba se avionët luftarakë sauditë kanë kryer pesë sulme ajrore kundër tregut të lagjes Nihm në rajonin Khalfah të provincës kryeqytetase Sana'a të shtunën, duke lënë pesë vetë të vdekur dhe tre automjete të shkatërruara,. Zyrtari shtoi se sulmet ajrore gjithashtu shkaktuan dëme të konsiderueshme në distriktin komercial. Nga ana tjetër, një person humbi jetën dhe katër të tjerë lënduan kur avionët e Arabisë Saudit zhvilluan sulme ajrore kundër tregut Shaxhe'a në lagjen Zabid të provincës bregdetare perëndimore të Jemenit, Hudejda.

 

Dec 09, 2017 20:23 Europe/Tirane
Komente