• Khaled Mash'al: Vendimi i Trump rreth Kosdit, fillim i shkatërrimit të Izraelit

Ish-shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) deklaroi se vendimi i presidentit të Amerikës për transferimin e ambasadës amerikane në Kods, është fillim i shkatërrimit të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Khaled Mash'al, Ish-shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), vuri në dukje protestat e gjera popullore në vendet arabe dhe islame kundër vendimit të Donald Trump, presidentit të Amerikës në lidhje me Kodsin e shenjtë dhe deklaroi: "Armiqtë e rezistencës këtë vendim të marrë e kanë marrë pasi mendonin se situata është nën kontroll të tyre dhe protestat janë një proces kalimtar, mirëpo pjesëmarrja e gjerë e protestuesve në të "Premten e Zemërimit", tregoi një realitet tjerë. Qëllimi i vendimit të Donald Trump kundër Kodsit është një përpjekje tjetër për t'i dhënë legjitimitet normalizimit të marrëdhënieve të vendeve arabe me Izraelin dhe për zhdukjen e çështjes së Palestinës. Mirëpo edhe me reagimet e pamjaftueshme të grupeve palestineze dhe të Autoritetit Autonom të Palestinës, nën hijen e vazhdimit të protestave të gjera të mbështetësve të çështjes së Palestinës, amerikane do të detyrohet të anulojnë këtë vendim të marrë".

Tags

Dec 10, 2017 13:29 Europe/Tirane
Komente