• Sulm me raketa kundër Izraelit

Mediat sioniste të dielën në mbrëmje njoftuan se një raketë që u lëshua nga Rripi i Gazës, goditi një vend ndërtimi në qytetin "Nivo Hazaras".

Sipas internetit informativ IRNA, kanali i 10-të sionist njoftoi se zona e shënjestruar nga raketa u dëmtua shumë. Gjithashtu, natën e së dielës, sirenat e alarmit kanë rënë në vendbanimet sioniste të quajtura "Mordechai" dhe "Natio Hatsaru". Vendimi i Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara për të zyrtarizuar Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist më 6 dhjetor 2017, ngjalli protesta masive të palestinezëve dhe gjithë botës. Pas pasqyrimit të zemërimit të myslimanëve në botë dhe protestave masive palestineze kundër vendimit të Donald Trump, gjatë ditëve të fundit, regjimi sionist ka kryer shumë sulme në Rripin e Gazës. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se shtatë palestinezë janë martirizuar që nga fillimi i javës së kaluar në protesta kundër vendimit të  Trump mbi Kodsin dhe më shumë se dy mijë janë plagosur. Policia sioniste gjithashtu ka arrestuar një numër të madh protestuesish.

Dec 18, 2017 08:11 Europe/Tirane
Komente