• The Guardian: Krimet e regjimit të Arabisë Saudite në Jemen, në emër të perëndimit dhe për qejf të regjimit Al Saud

Krimet e egra dhe barbare të regjimit të Arabisë Saudite në Jemen dhe fëmijët të cilët po vdesin në heshtje dhe uri, nuk reflektohen aq shumë në mediat dhe në shtypin perëndimor, sepse krime të tilla shkruhen në emër të Perëndimit.

Owen Jones në faqen internetive të gazetës "The Guardian" ka shkruar: "Nëse qytetarët e Britanisë vazhdojnë akoma heshtjen e tyre, qeveria e kryeministres Theresa May këtë heshtje do ta interpretojë si kompetencë të plotë për vete dhe do të vazhdojë mbështetjen urryese ndaj sulmeve të egra dhe barbare të regjimit Al Saud kundër civilëve jemenas dhe shtypjen e të drejtave të njeriut në këtë vend.

Muhamed bin Selma, princi i kurorës së Arabisë Saudite, ndoshta mund të jetë pronar i një prej shtëpive më të shtrenjta në Francë. Një pallat i cili është stolisur me skulptura prej mermeri dhe me një kopsht rreth 3 hektarë dhe që vlerësohet rreth 300 milionë dollarë. Princi i kurorës së Arabisë Saudite gjithashtu ka blerë edhe një anije luksosre në vlerë 500 milionë dollarë. Gjithashtu, ky sundues despotik po jeton një jetë shumë luksoze dhe të shfrenuar, ndërkohë që fëmijët jemenas po vdesin nga uria dhe avionët luftarakë të regjimit Al Saud duke përdorur bombat që pjesën më të madhe e ka marrë nga qeveria e Britanisë së Madhe, po shkatërron Jemenin.

Lufta e Jemenit është një prej krimeve më të mëdha që po kryhet mbi rruzullin tokësor. Sot 350 figura të njohura shkencore, artistike dhe politike kanë nënshkruar një letër në të cilën kanë kërkuar nga krerët e Francës, Amerikës dhe të Britanisë së Madhe që të vetëpërmbahen nga zgjerimi i zjarrit të luftës në Jemen. Regjimi barbar i Arabisë Saudite po bombardon dhe shtyp Jemenin, ndërsa Perëndimi po mbështet këtë regjim dhe po armatosë atë me armë të ndryshme.

Qeveria e Britanisë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vdekjen e 60 mijë personave gjatë luftës 1000 ditore, për 17.8 milionë persona që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe për 22 milionë persona që kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare. Është llogaritur se mbi një e treta e sulmeve ajrore të sauditëve godasin vendbanimet civile dhe tokat bujqësore, tregjet e ushqimit në Jemen. Në sulmet më të fundit ajrore të regjimit Al Saud të Arabisë Saudite, janë qëlluar një grup i grave të cilat ktheheshin nga një ceremoni dasme ku si pasojë janë vrarë me dhjetëra persona. Këto janë krime të cilat mbulohen më së paku nga media dhe arsyeja është kjo që këto krime kryhen në emër të perëndimit.

Qeveria konservatore e Britanisë së Madhe një shumë ofenduese prej 50 milionë dollarë e ka ndarë për sigurimin e ndihmave ushqimore dhe karburanteve për popullin e Jemenit. Kjo është sikur t'i vësh zjarrin shtëpisë së fqinjit dhe pastaj një monedhë 10 poundesh t'i hedhës në kutinë postare të tij. Edhe Samanta Power, përfaqësuesja e Barak Obamas, ish-presidentit amerikan në OKB, ka pohuar këtë se mbështetja e Amerikës ndaj koalicionit saudit kundër Jemenit është gabim, sepse regjimi Al Saud pa kurrfarë brenge po vazhdon vrasjen e fëmijëve dhe civilëve në Jemen dhe duke mos marrë parasysh krizën dhe urinë në këtë vend, nuk po lejojnë hyrjen e medikamenteve, artikujve ushqimorë dhe karburanteve në Jemen. Aktualisht pranimi i gabimit, është pak vonë dhe Barak Obama duhet të ndihet shumë për shkak të tmerrit dhe barbarizmit në krijimin e të cilit ka luajtur rol. Mirëpo ky pohim megjithatë tregon një të keqe dhe një tragjedi që ka realizuar agresionin i Arabisë Saudite me ndihmën e Perëndimit kundër popullit të Jemenit.   

Shtetet perëndimore nga vazhdimi i heshtjes së popujve të tyre, do të marrin këtë perceptim se ata kanë kompetencë të plotë në mbështetjen ndaj agresionit të egër dhe barbar të Arabisë Saudite kundër Jemenit. Fëmijët në heshtje po vdesin nga uria. Civilët gjithashtu në heshtje, po vriten nga bombat e Anglisë! Prandaj, tani ka ardhur koha që popujt perëndimorë të protestojnë me zë të lartë dhe të distancohen nga ajo çfarë po kryhet në emër të tyre".

https://www.theguardian.com/commentisfree/2017/dec/19/yemeni-children-starve-britons-saudi-onslaught-government

Dec 20, 2017 12:48 Europe/Tirane
Komente