• Muhamed Abas: Aneksimi i Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e regjimit sionit, është shkelje e plotë e të drejtave të popullit të Palestinës

Kyetari i Autoritetit Autonom të Palestinës deklaroi se vendimi i partisë sionist Likud për aneksimin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territorin e regjikmit sionist, është një veprim racist dhe agresion i gjithanshëm kundër popullit të Palestinës dhe terrorit të saj.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Mahmud Abas deklaroi: "Qëllimi i fundit i regjimit sionist në lidhje me Bregun Perëndimor të Lumit Jordan është gjendja e strategjisë politike për vitin 2017 dhe Tel Avivi në kuadër të kësaj strategjie, do të mundohet të shkatërrojë ekzistencën e palestinezëve dhe të drejtat e pamohueshme të tyre". Ditën e kaluar 1500 anëtarë të partisë Likud të drejtuar nga Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, kanë votuar pro planit për aneksimin e kolonive sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara nga regjimi sionist. Mahmud Abas gjithashtu theksoi: "Likud me drejtimin e Netanjhaut po mundohet të imponojë projektin e "Izraelit të madh" për territorin historik të Palestinës. Izraeli pa mbështetjen e gjithanshëm të qeverisë së Amerikës e cila nuk pranojë të dënojë ndërtimin e kolonive sionist dhe krimet e kryera kundër popullit të Palestinës, kurr nuk do të mund të merrte një vendim kaq të rrezikshëm".

Jan 02, 2018 15:27 Europe/Tirane
Komente