• Liga Arabe mbështet negociatat e Gjenevës për zgjidhjen e krizës në Siri

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe ka theksuar mbështetjen e kësaj organizata ndaj procesit të negociatave të Gjenevës në mbikëqyrjen e OKB për zgjidhjen e krizës së Sirisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Nasr Al-Hariri, shefi i delegacionit negociator të opozitarëve sirian, në selinë e Ligës Arabe është takuar me Ahmed Abul-Ghait, sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe. Abul-Ghajt pas këtij takimi, në një prononcim për media, theksoi nevojën e pranimit të përgjegjësisë së të gjitha palëve për ta nxjerrë Sirinë nga kriza aktuale, prandaj kërkoi nga të gjitha palët që për hir të të ardhmes së popullit siriane i cili gjatë viteve të fundit po përballet me dhimbje dhe vuajtje të papërshkrueshme, të japin privilegje të vështira.

Tags

Jan 03, 2018 15:20 Europe/Tirane
Komente