• Norvegjia ndalon shitjen e armëve Emirateve për shkak të krizës në Jemen

Norvegjia ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka ndaluar eksportin e muncionit dhe armëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas situatës në Jemen, ku koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në të cilën bëjnë pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe  ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima në radhët e civilëve jemenas dhe ka shkatërruar plotësisht infrastrukturën e Jemenit për afro tri vite.

Ministrja e Jashtme norvegjeze , Ine Eriksen Soreide, ka thënë se ajo “nuk ka informacione” se ndonjë eksport ushtarak norvegjez është përdorur në Jemen, mirëpo “ka shqetësime të mëdha” për krizën humanitare në këtë vend, transmeton AP. Eriksen Soreide ka thënë se Norvegjia ka lejuar shitjen e armëve dhe municionit në Emiratet e Bashkuara Arabe nga viti 2010. Qeveria e Emirateve nuk ka komentuar ende lidhur me vendimin e Norvegjisë. Që prej fillomit të agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit, vendet perëndimore kryesisht, SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania i kanë shitur miliarda dollarë armatime regjimit Al Saud dhe këto armë janë përdorur për masakrimin e civilëve jemenas.

 

Jan 03, 2018 17:37 Europe/Tirane
Komente