• Martirizohet një adoleshent palestinez

Forcat ushtarake të Izraelit kanë qëlluar për vdekje një adoleshent palestinez në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor gjatë një proteste kundër njohjes nga Presidenti i SHBA Donald Trump, të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi në një deklaratë se 17-vjeçari Musab Firas al-Tamimi pësoi plagë të rënda nga plumbat e ushtarëve izraelitë të mërkurën, pasi dhjetëra të rinj palestinezë organizuan një demonstratë në fshatin Deir Nizam, rreth 23 kilometra në veriperëndim të Ramallahut. I riu palestinez u dërgua në spital, por humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda. Më 6 dhjetor, Trump njoftoi vendimin e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në qytetin e pushtuar. Ndryshimi dramatik në politikën e Uashingtonit ndaj këtij qyteti nxiti demonstrata në territoret e pushtuara palestineze, Iran, Turqi, Egjipt, Jordani, Tunizi, Algjeri, Irak, Marok dhe vendet e tjera myslimane.

 

Tags

Jan 03, 2018 19:54 Europe/Tirane
Komente