• Kundërshtimi i Hamasit ndaj skenarit amerikan për zgjidhjen e çështjes palestineze

Lëvizja e rezistencës islamike palestineze (Hamas) ka kundërshtuar çdo skenar për zgjidhjen e çështjes palestineze që është në dëm të rajonit Sinai egjiptian.

Zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zohari, në një postim të tij në Tuiter ka thënë se çdo skenar amerikanë për zgjidhjen e çështjes palestineze në dëm të rajonit Sinai egjiptian, është i papranueshëm për Hamasin dhe kjo lëvizje refuzon tërësisht këtë plan. Këto komente të zëdhënësi të lëvizjes palestineze Hamas vijnë pas zbulimit të sugjerimeve të kryeministrit izraelit Benjamin Natanjahu dhënë ish presidentit amerikan Barak Obama në vitin 2014, për t’ia dhënë rajonin Sinai egjiptian palestinezëve për t’u lidhur me BPLJ.  

 

Jan 12, 2018 19:22 Europe/Tirane
Komente