• Avioni i dytë emiratas shkel hapësirën ajrore të Katarit

Katari deklaroi se një avion i dytë luftarak që i përket Emirateve të Bashkuara Arabe ka shkelur hapësirën ajrore të tij, një ditë pasi Doha paraqiti një ankesë zyrtare në OKB për atë që e quajti një shkelje të hapësirës ajrore të saj muajin e kaluar nga një tjetër avion luftarak i EBA.

Sipas një deklarate të lëshuar të shtunën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit, avioni ushtarak po udhëtonte nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Bahrein më 3 janar, kur fluturoi mbi zonën e posaçme ekonomike të Katarit "pa autorizimin paraprak". Në ankesën e palës katariote , Doha shtoi se "përsëritja e këtij incidenti të tmerrshëm" ishte dëshmi e qartë se EBA kanë shkelur ligjet ndërkombëtare. Pas ankesës së Katarit në OKB, ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Anuar Gargash, mohoi në mënyrë kategorike akuzën në lidhje me incidentin e parë dhe tha se Abu Dhabi do të dërgonte një përgjigje zyrtare në OKB. Tensionet janë përshkallëzuar në rajonin e Gjirit Persik pasi Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin më 5 qershor të vitit të kaluar, duke e akuzuar atë për sponsorizimin e "terrorizmit" dhe destabilizimin e rajonit.

 

Tags

Jan 13, 2018 19:21 Europe/Tirane
Komente