• Protesta e palestinezëve në Gaza në të premten e shtatë kundër vendimit të Trump

Në të premten e shtatë pas vendimit të Trump kundër Kudsit, palestinezët e Gazës organizuan protesta për të shprehur zemërim ndaj këtij vendimi të presidentit amerikan.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, populli i Gazës të premten duke marrë pjesë masivisht nëpër rrugët e këtij qyteti, edhe njëherë ka dënuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për shpalljen e Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist.

 

Tags

Jan 19, 2018 16:00 Europe/Tirane
Komente