• OÇP pezullon njohjen zyrtare të regjimit sionist

Këshilli qendror i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) në reagim ndaj vendimit të Amerikës kundër Kodsit të shenjtë, ka pezulluar çështjen e njohjes zyrtare të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se komiteti ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinës të shtunën në mbrëmje në fund të takimit të tij në Ramallah deklaroi se është miratuar formimi i një komiteti të lartë për zbatimin e vendimeve të Këshillit Qendror duke përfshirë edhe pezullimin e çështjes për njohjen zyrtare të Izraelit deri në kohën e formimit të shtetit të pavarur të Palestinës në kufijtë e vitit 1967. Në deklaratën e komitetit ekzekutiv të OÇP thuhet se qeveria e Palestinës duhet të hartojë dhe të paraqesë planet dhe programet për ndërprerjen e lidhjeve me regjimit okupator izraelit në të gjitha nivelet politik, administrativ, ekonomike dhe të sigurisë. Komiteti ekzekutiv i OÇP në deklaratën e tij ka deklaruar se ka miratuar edhe planin për të paraqitur dosjet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për kryerjen e hetimeve rreth krimeve të regjimit sionist kundër popullit palestinez.

Tags

Feb 04, 2018 12:20 Europe/Tirane
Komente