• Mahmud Abbas: Rezistenca palestineze tregon barbarizmin e Izraelit për të gjithë botën

Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës në takim me familjen e Ahed Al-Tamimi, vajzës palestineze e burgosur nga forcat ushtarake të regjimit sionist, deklaroi se rezistenca e palestinezëve tregon përmasat e barbarizmit të regjimit sionist për të gjithë botën.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, në takim me familjen e Ahed Al-Tamimi, tha se rezistenca paqësore popullore, është një armë e fort në duart e palestinezëve. Rezistenca palestineze tregon të drejtën legjitime të popullit të Palestinës në përcaktimin e fatit të popullit palestinez dhe në formimin e shtetit të pavarur të Palestinës. Mahmud Abas në këtë takim gjithashtu ka vlerësuar lartë trimërinë e Ahed Al-Tamimi dhe të familjes së saj përball veprimeve të dhunshme të forcave ushtarake të regjimit sionist.

Feb 07, 2018 06:14 Europe/Tirane
Komente