• Vritet kreu ushtarak i terroristëve “Tahrir Sham” në veriperëndim të Sirisë

Abul-Xhoud, kreu ushtarak i grupit terrorist “Tahrir Sham” është vrarë në rajonin Shejkh Ali në veriperëndim të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat e afërta me terroristët kanë deklaruar se ky komandant ushtarak i grupit terrorist “Tahrir Sham” është vrarë në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë nga persona të panjohur të cilët e kanë qëlluar me plumba. Më parë edhe Usama Kharita i njohur me nofkën Abu Zejd Al-Askeri, kreu ushtarak i grupit terrorist Ahrare Sham, ishte vrarë në afërsi të qytezës Ma’re Masrin në pjesën veriore të provincës Idlib, gjithashtu nga persona të panjohur. Pas pushtimit të provincës Idlib në veriperëndim të Sirisë nga terroristët takfiristë, dy qytete me popullsi myslimane shiite Fou’a dhe Kafarja që ndodhen 10 km në veri të qytetit Idlib, që nga 28 marsi i vitit 2015 janë rrethuar tërësisht nga terroristët Ahrar Sham dhe që nga ajo kohë e deri më tani për çdo ditë sulmohen nga terroristë e grupit Ahrar Sham.  

Tags

Feb 08, 2018 16:28 Europe/Tirane
Komente