• Forcat ushtarake sioniste sulmojnë nxënësit palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdim të politikave armiqësore të tyre kundër popullit palestinez, kanë sulmuar një shkollë në qytetin Al-Khalil në jug të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se me dhjetëra nxënës palestinezë ditën e enjte gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist me gaz lotsjellës në shkollën e tyre, kanë pësuar lëndime në sistemin e frymëmarrjes. Edhe të mërkurën në mbrëmje forcat ushtarake të regjimit sionist dhe kolonët sionistë janë përleshur me të rinjtë palestinezë në qytetin Ariha në lindje të Bregut Perëndimor dhe në fshatin Kafr Akab në veri të Kodsit dhe ushtarakët sionist ka shtënë me plumba lufte në drejtim të palestinezëve. Një vajzë palestineze është plagosur rënd nga forcat sioniste.

Feb 08, 2018 16:47 Europe/Tirane
Komente