• Ushtria e Jemenit merr kontrollin në disa rajone strategjike në provincën Al-Xhuf

Ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit gjatë një operacioni të gjerë kanë marrë nën kontroll rajonet strategjike Vadi Selebe dhe Xhebel Habesh në provincën Al-Xhuf në veri të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ushtria dhe komitet e rezistencës popullore të Jemenit gjatë një operacioni të gjerë të kryer ditën e enjte kanë marrë kontrollin në rajonin Vadi Selebe, të lartësive Habesh dhe rajonin Al-Tabab, si dhe disa zona që qytetit Khob Sha’af në provincën Al-Xhuf. Nga ana tjetër avionët luftarak të Arabisë Saudite gjatë sulmit të tyre në rajonin Hejs të provincës Al-Hudejda në perëndim të Jemenit, kanë vrarë edhe një gazetar të kanalit televiziv Al-Sahat. Sipas një burimi ushtarak jemenas, ushtria dhe komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit operacione në provincën Al-Xhuf kanë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë  në mesin e tyre edhe një prej krerëve të forcave mercenare saudite me emrin Nafe’a Xharad i njohur me nofkën Abu Akabe, si dhe kanë kapur rob me dhjetëra mercenarë saudite dhe kanë shkatërruar disa automjete luftarake të tyre.

Feb 09, 2018 11:50 Europe/Tirane
Komente