• Burgoset shkrimtari saudit për shkak të kritikave ndaj korrupsionit

Gjykata penale saudite dënoi shkrimtarin dhe gazetarin saudit Saleh Al Shejh me pesë vjet burg për kritikimin e korrupsionit në gjykatat saudite.

Saleh Al Shejhi, shkrimtar saudit ka qenë i punësuar në gazetën Vatan të Arabisë Saudite, i cili më 8 dhjetor 2017 ka shkruar një shkrim kundër korrupsionit në këtë vend. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, gjykata penale saudite dënoi Shejhin me 5 vite burgim. Duhet theksuar se kohëve të fundit në Arabinë Saudite janë burgosur një numër  i madh i aktivistëve të të drejtave të njeriut, të cilët kanë shprehur haptas kundërshtimet e tyre ndaj regjimit Al Saud.

 

Tags

Feb 09, 2018 16:16 Europe/Tirane
Komente