• Avancimi i ushtrisë siriane në Alepo, Idlib dhe Hama

Ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë marrë kontrollin e një sipërfaqeje rreth 1400 kilometra katrorë në Alepo, Idlib dhe Hama gjatë ditëve të fundit.

Ushtria sirian rimori nën kontrollin e saj disa rajone në periferi të Idlibit, Hamas dhe Alepos të cilat më parë kontrolloheshin nga grupi terrorist ISIS. Mësohet se këto rajone përfshijnë një territor prej 1400 km katrorë. Ndërkaq ditëve të fundit, në një deklaratë të publikuar nga media shtetërore siriane t, ushtria tha se avionët izraelitë përdorën hapësirën ajrore libaneze për sulmet me raketa kundër Damaskut. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Damask. "Sistemet tona të mbrojtjes ajrore i bllokuan raketat dhe shkatërruan shumicën e tyre", thuhet në deklaratën e ushtrisë siriane. "Komanda e përgjithshme e forcave të armatosura të Sirisë mban plotësisht përgjegjës Izraelin për pasojat e rrezikshme për aventurat e tij të përsëritura, agresive dhe të pallogaritura," shton deklarata. Akti i ri i agresionit izraelit u raportua për herë të parë nga mediat shtetërore, të cilat thanë se raketat kishin për qëllim një qendër kërkimore shkencore ushtarake në fshatin Xhamraja.

 

Feb 09, 2018 22:19 Europe/Tirane
Komente