• Bashar Xhaafari: Ambiciet hegjemoniste të perëndimit kanë dëmtuar rëndë Sirinë

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB deklaroi se Amerika së bashku me Anglinë dhe Francën, e kanë përballur Sirinë me një krizë me qëllim që ata të realizojnë objektivat dhe qëllimet e tyre ekspansioniste dhe hegjemoniste.

I pranishëm në KS të OKB, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë z. Bashar Xhaafari vuri në dukje se koalicioni i ashtuquajtur ndërkombëtar i kryesuar nga Amerika ka vepruar në mënyrë të atillë që ka lejuar pjesëtarët e ISIS të krijojnë bazë në Siri dhe shtoi se prania e forcave amerikane në Siri është shkelje e sovranitetit të këtij vendi dhe akt që bie ndesh me rezolutat e OKB. Xhafari përmendi shumë raporte të OKB mbi pushtimin e rajoneve të ndryshme të Sirisë dhe tha se në asnjë prej këtyre raporteve nuk është folur mbi pushtimin e zonave të ndryshme të Sirisë nga Amerika dhe vendet e tjera. Ai shtoi se Amerika ashtu siç sulmoi Irakun, me çdo kusht mundohet të qëndrojë në Siri. Përfaqësuesi i Sirisë në OKB tha se vendi i tij nuk është viktima e parë e kundërvajtjeve të anëtarëve të KS të OKB dhe të fuqive të mëdha dhe parashtroi pyetjen se ku ishe KS i OKB në kohën kur palestinezëve nuk u është dhënë leja të formojnë vendin e tyre të pavarur, në kohën kur u sulmua Iraku dhe Libia dhe në kohën kur u formuan lëvizjet xhihadiste dhe terroriste ndërkombëtare. Amerika dhe disa vende aleate t saj prej gushtit 2014 me pretekstin e luftës kundër grupit terrorist ISIS, jashtë normave dhe dispozitave të OKB dhe pa u koordinuar me qeverinë e Sirisë, krijoi një koalicion për të luftuar në Siri.

Tags

Feb 15, 2018 09:32 Europe/Tirane
Komente