• Terroristët në mosmarrëveshje për të mbetur ose larguar nga Ghuta Lindore

Pas propozimit të Rusisë për të garantuar kanale të sigurt për largimin e pjesëtarëve të grupeve terroriste nga rajoni Ghuta Lindore, terroristët janë futur në mosmarrëveshje për të qëndruar ose për tu larguar nga ky rajon.

Faqja Pars Today njoftoi se Qendra Ruse për pajtim në Siri ka deklaruar se disa terroristë të armatosur në rajonin Ghuta Lindore janë të gatshëm që të largohen nga ky rajon së bashku me familjet e tyre, ndërsa një grup tjetër janë kundër kësaj çështje. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë për largimin e personave civilë nga rajoni Ghuta Lindore njëkohësisht me zbatimin e armëpushimit pesë orë në ditë, ka ndarë rajonin Ghuta Lindore në katër pjesë dhe secilin pjesë të këtij rajoni ka paraparë dy korridore njerëzore për largimin e civilëve nga ky rajon. Megjithëkëtë Hamze Birkadar, një zëdhënës i grupit terrorist "Xhejshul-Islam", pretendoi: "Askush nuk ka zhvilluar negociata me ne për tu larguar nga Ghuta Lindore, prandaj pjesëtarët e këtij grupi dhe familjet e tyre do të qëndrojnë në këtë rajon". Ndërkohë kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Turqia përsëri ka sulmuar rajonin Sharan në verilindje të qytetit Afrin në veri të Sirisë.

Tags

Mar 07, 2018 14:19 Europe/Tirane
Komente