• Forcat ushtarake të regjimit sionist sulmojnë protestuesit palestinezë në Kods

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit palestinezë në veri të qytetit Kods, protestë kjo ishte organizuar me rastin e ditës botërore të gruas.

Agjencia e lajmeve VEFA e Palestinës njoftoi se protesta e palestinezëve ishte organizuar me rastin e ditës botërore të gruas sot (të mërkurën) në kampin Kalandija dhe protestuesit palestinezë kanë marshuar në drejtim të postbllokut të forcave të regjimit sionist në veri të qytetit Kods. Gjatë kësaj proteste janë plagosur disa palestinez. Kjo protestë ishte organizuar nga grupet kombëtare dhe islame dhe nga organizatat e komunitetit të grave të Palestinës.

 

Mar 07, 2018 15:13 Europe/Tirane
Komente