• Konfirmohet dënimi me ekzekutim me vrasje për 34 bahrejnas

Gjykata e Apelit e regjimit Al Khalifa në vazhdim të politikave të dhunshme në Bahrejn, ka konfirmuar dënimin me ekzekutim me vrasje për 15 qytetarë dhe dënimet e tjera për burgosjen e 19 personave të tjerë.

Agjencia e lajmeve "Ra'jul-Jeum" njoftoi se pas shtimit të rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut nga regjmi Al Khalifa duke përfshirë arrestimet e padrejta, bastisjet e shtëpive, dënimet e padrejta, shtypjen e protestave paqësore, Ahmed Al-Hamadi, shefi i prokurorisë për krime terroriste të regjimit Al Khalifa, pretendoi se këta persona janë të akuzuar për spiunazh dhe vendet e tjera dhe për lidhje me grupet terroriste për mbledhjen e parave për financimin e veprimeve destruktive dhe për mbështetjen financiare të grupeve terroriste. Prokuroria e regjimit Al Khalifa për të devijuar opinionin publik nga krimet e këtij regjimi kundër opozitarëve, pretendoi se këta persona të akuzuar kanë patur lidhje me Iranin dhe Hezbullahun e Libanit.

Tags

Mar 08, 2018 13:23 Europe/Tirane
Komente