• Forcat turke, pushtojnë një qytet në Afrin të Sirisë

Forcat e ushtrisë turke dhe militantët aleatë nga e ashtuquajtura Ushtria e Lirë Siriane (FSA) kanë marrë kontrollin e një qyteti në rajonin Afrin në veriperëndim  të Sirisë që ka qenë objektivi i një fushate ushtarake turke gjatë javëve të fundit.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu njoftoi të enjten pushtimin e qytetit Xhandairis, duke thënë se anëtarët e Njësive Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG) u nxorën jashtë qendrës së qytetit pas përleshjeve të ashpra. Sulmet ajrore u intensifikuan në Xhandairis pasi forcat turke kapën një kodër mbi qytet një ditë më parë, shtoi AA. I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar pushtimin e plotë të Xhandairis nga forcat turke "pas bombardimeve të rënda dhe të vazhdueshme nga aviacioni turk". Afro 900 civilë janë vrarë ose plagosur deri më tani në fushatën turke në Afrin, sipas shifrave të fundit të ofruara nga agjencia e lajmeve SANA e Sirisë.

 

Mar 08, 2018 20:10 Europe/Tirane
Komente