• Bin Salman: Turqia, Irani dhe ekstremistët, trekëndëshi i djallit

Princi i Kurorës Saudite, Muhamed bin Salman pretendoi se Turqia dhe Irani, së bashku me grupet ekstremiste, kanë formuar një "trekëndësh të djallit" në rajon pas zemërimit të Riadit lidhur me bashkëpunimin e Teheranit dhe Ankarasë në Siri dhe mbështetjen turke për Katarin në konfliktin me një kuartet të shteteve arabe të kryesuar nga Arabia Saudite.

Në një intervistë me gazetën egjiptiane Al-Shouruk, princi trashëgimtar saudit tha: "Trekëndëshi bashkëkohor i së keqes përfshin Iranin, Turqinë dhe grupet fetare ekstremiste" dhe akuzoi Turqinë se synon të ringjallë Perandorinë Osmane. Princi i kurorës ka akuzuar vazhdimisht Iranin për nxitje të dhunës në të gjithë rajonin dhe u zotua për të transferuar luftën në tokën iraniane. Irani dhe Arabia Saudite po mbështesin aktualisht anët e kundërta në konfliktin sirian. Riadi konsiderohet si një sponsor kryesor i terroristëve takfiristë, të cilët janë të frymëzuar nga vehabizmi, një ideologji ekstremiste e predikuar nga klerikët sauditë. Teherani ka ndihmuar në mënyrë efektive qeverinë siriane në luftën e saj kundër këtyre terroristëve.

 

Tags

Mar 08, 2018 20:14 Europe/Tirane
Komente