• Kërcënimi i Amerikës kundër Sirisë, inkurajon terroristët për sulme kimike

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB ka thënë se deklaratat armiqësore të përfaqësueses së Amerikës në OKB për kërcënim ushtarake kundër Sirisë, vetëm inkurajojnë terroristët për përdorimin e armëve kimike.

Nikki Haley, përfaqësuesja e Amerikës në OKB, në mbledhjen e KS të OKB ka njoftuar për hartimin e një projektrezolute të re për armëpushim në Siri dhe ka thënë se nëse Siria përdor armë kimike kundër qytetarëve të saj, Amerika është e gatshme për ndërhyrje ushtarake kundër Sirisë. Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Bashar Xhafari, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, në mbledhjen e KS të OKB, kërcënimet ushtarake të Nikki Haley i ka quajtur pretekst për të sulmuar ushtarakisht Sirinë dhe theksoi se vendet mbështetëse të terrorizmit në Siri e kanë bërë zakon që çdo herë kur ushtria e Sirisë të avancojë në luftën kundër terroristëve, të nisin fushata propagandistike për devijuar opinionin publik. Bashar Xhafari ka shtuar se lufta kundër terrorizmit në bazë të rezolutave të KS dhe mbrojtja e qytetarëve të Sirisë, është e drejtë legjitime e qeverisë së këtij vendi dhe ka kërkuar nga përfaqësuesit e Amerikës, Anglisë dhe Francës që të heqin dorë nga shkelja e rezolutave të KS të OKB në këtë drejtim dhe t'i japin fund mbështetjes politike ndaj grupeve terroriste. Bashar Xhafar me këtë rast kërkoi nga sekretari i përgjithshëm i OKB që të kryejë hetime rreth situatës njerëzore në Raka, qytet të cilin e ka shkatërruar koalicioni amerikan dhe të paraqesë argumente ligjore për praninë ushtarake të Amerikës në Siri.

Tags

Mar 13, 2018 12:12 Europe/Tirane
Komente