Mar 20, 2018 08:33 Europe/Tirane
  • 300 ditë arrest shtëpiak për klerikun paqedashës bahrejnas

Sheik Isa Kasem, është një prej klerikëve të njohur në Bahrejn I cili prej mëse 300 ditësh mbahet në arrest shtëpiak i rrethuar nga forcat e sigurisë.

7 vjet më parë më 14 shkurt të vitit 2011, populli bahrejnas me kërkesën për liri, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e popullit u ngrit në protesta. Protestat që organizohen nga bahrejnasit përreth shtëpisë së sheik Isa Kasem në rajonin Deraz në Manama kryeqytetin e Bahrejnit tregojnë se sulmet ndaj klerikëve fetare janë vijë e kuqe e popullit bahrejnas. Koalicioni i rinisë revolucionare 14 shkurti në Bahrejn, përmes një mesazhi ka njoftuar për vazhdimin e dënimit të detyrueshëm me arrest shtëpiak të Shejh Isa Kasem, klerikut të shquar shiit në Bahrejn dhe për vazhdimin e krimeve të regjimit Al Khalifa. Gjykata e apelit në Bahrejn ditë më parë ka konfirmuar dënimin me burg prej 1 vit e gjysmë për Shejh Isa Kasem dhe për heqjen e shtetësisë bahrejnase. Ky veprim i Al Khalifa kundër Isa Kasem është ndërmarrë derisa organizatat e të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga ky regjim që kleriku shiit bahrejnas të trajtohen në kushte normale pa ndonjë presion. Shejh Isa Kasem i cili i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, para dy muajsh u rikthye detyrimisht në burg. Regjimi Al Khalifa pas heqjes së shtetësisë dhe dënimit të Isa Kasem, nga qershori i vitit 2016 ka bllokuar qëndrimin e tij në rajonin Al Deraz. Qytetarët e Bahrejnit vazhdimisht kanë organizuar protesta të gjera në rajone të ndryshme të këtij vendi dhe kanë hedhur slogane në mbështetje të Shejkh Isa Kasem, autoritetit të lartë myslimanëve shiitë të këtij vendi. Pjesëmarrësit në këto protesta kanë hedhur slogane kundër regjimit Al Khalifa dhe kanë dënuar veprimet e dhunshme kundër të burgosurve politikë. Protestuesit gjithashtu kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj Shejkh Isa Kasem. Qytetarët e Bahrejnit edhe dje në mbrëmje kanë organizuar protesta në rajone të ndryshme të këtij vendi dhe kanë deklaruar solidaritetin e tyre me Shejkh Isa Kasem. Disa burime dhe personalitete në Bahrejn kanë njoftuar për përkeqësimin e gjendjes së sheik Isa Kasem për shkak të presioneve të regjimit al Khalifa. Kleriku i madh shiit i Bahrejnit është dënuar me arrest shtëpiak nga ana e regjimit al Khalifa dhe sipas shumë personaliteteve të këtij vendi, sheik Isa Kasem po përballet me rrezikun e vdekjes për shkak të gjendesh së rënduar shëndetësore. Ashtu siç pritej, regjimi Al Khalifa e shtyu gjykimin e Sheik Isa Kasem, klerikut të shquar shiit të Bahrejnit, për shkak të paaftësisë për të menaxhuar pasojat që do të kishte gjykimi dhe dënimi i këtij lideri të madh të popullit bahrejnas. Përkrahësit dhe simpatizantët e Sheikh Isa Kasem, gjatë dy ditëve të fundit ishin veshur me qefin për të shprehur gatishmërinë e popullit bahrejnas për të mbrojtur liderin e tij shpirtëror. Regjimi i dinastisë Al Khalifa e shtyu gjykimin e klerikut të shquar shiit të Bahrejnit në një kohë kur forca të shumta ushtarake të regjimit u dislokuan në shtëpinë e tij për të shtypur protestat popullore kundër gjykimit të Sheik Isa Kasem. Paaftësia për të analizuar drejtë revolucionin popullor në Bahrejn, vullneti i hekurt i revolucionarëve për të mbrojtur Sheik Isa Kasem dhe forcimi i potencialit të revolucionit u bënë shkak që regjimi Al Khalifa të distancohet nga marrja e një vendimi që mund të kishte pasoja tepër të rënda e të paparashikueshme. Në këto kushte, regjimi Al Khalifa shikon vetëm një rrugë para tij, pra shtyrjen e vazhdueshme të gjykimit dhe dënimit të Sheik Isa Kasem, liderit të madh fetar të popullit bahrejnas. Por edhe kjo politikë e regjimit Al Khalifa nuk do të dobësojë vullnetin e popullit bahrejnas për mbrojtjen e Sheik Isa Kasem dhe për vazhdimin e revolucionit për reforma demokratike në Bahrejn.

 


 

Tags

Komente