• Xha’afari: Përpjekjet anti-siriane të perëndimit në KS të OKB janë të dështuara

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB ka thënë se përpjekjet e perëndimit kundër Sirisë në KS të OKB të cilët shfrytëzojnë çështjen e të drejtave të njeriut dhe atë kimike kundër Sirisë, janë përpjekje të dështuara.

Bashar Xha’afari përfaqësuesi I Sirisë në OKB, vuri në dukje se perëndimorët kanë përdorur çdo mjet për të ndërhyrë në punët e brendshme të Sirisë dhe shtoi se vendi I tij ka fakte të pamohueshme, të cilat ua ka dorëzuar OKB dhe organizatës për ndalimin e armëve kimike dhe që vërtetojnë falsitetin e pretendimeve të vendeve perëndimore mbi përdorimin e armëve kimike në Siri. Perëndimi, pas dështimit të politikave të tij në Siri, me vetëdije të plotë hedh akuza për gjoja përdorimin e armëve kimike nga Damasku kundër terroristëve. Takimi i fundit i KS i OKB që u organizua me ftesë të perëndimit të kryesuar nga Amerika dhe që kishte për qëllim trajtimin e çështjes së të drejtave të njeriut në Siri, është kundërshtuar ashpër nga Kina dhe Rusia dhe takimi përfundoi pa asnjë rezultat. Plani për analizimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në Siri në KS të OKB është parashtruara nga perëndimi i përfaqësues nga Amerika dhe Franca, por ai është hedhur poshtë me kundërshtimin e Rusisë dhe Moskës dhe për këtë plani u hodh poshtë.

Mar 20, 2018 08:33 Europe/Tirane
Komente