• Turqia përsëri kërcënon ushtarakisht Irakun

Qeveria turke përsëri ka kërcënuar Irakun me sulme ushtarake. Këshilli turk i sigurisë kombëtar përmes një deklarate, ka kërcënuar se do të dërgojë forca në veri të Bagdadit, nëse qeveria e Bagdadit nuk i ndalë aktivitetet e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) në territorin e Irakut.

Në këtë Deklaratë gjithashtu thuhet se qeveria e Turqisë pret që qeveria irakiane t'i japë fund operacioneve të PKK në veri, veçanërisht në zonat Sinxhar dhe Kandil. Kërcënimet e Turqisë ndaj  Irakut janë përsëritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit. Derisa  kërcënime të tilla nuk ndihmojnë në raportet midis vendeve fqinje, ato padyshim se mbjellin farën e urrejtjes. Qeveria e Ankarasë me arsyetimin e aktiviteteve të PKK, ka sulmuar Irakun dhe Sirinë, dy vende të cilat janë përballur e një gjendje jo të mirë të sigurisë, duke ju shkaktuar dëme të mëdha këtyre vendeve. ushtria turke nga data 20 2018 janar filloi sulmet në qytetin Afrin që gjendet në veri të Sirisë. Më parë, qeveria e Ankarasë më 24 gusht 2016 kishte filluar pushtimin e territoreve siriane. Përveç kundërshtimit serioz nga ana e qeverisë së Damaskut, qeveria e Ankarasë është përballur edhe me kundërshtime të brendshme, rajonale dhe globale. Qeveria e Damaskut ka kundërshtuar vazhdimisht veprimet e Turqisë për të pushtuar Sirinë. Qeveria e Damaskut dënoi sulmet e ushtrisë turke në qytetin Afrin, duke i konsideruar këto sulme si shkelje e sovranitetit të Sirisë. Përveç qeverisë siriane, shumica e popullit dhe partive turke, duke përfshirë partitë opozitare dhe madje edhe qeveritë rajonale, kanë kundërshtuar operacionet ushtarake turke në Siri. Me gjithë këto, qeveria e Ankarasë po ashtu ka theksuar mbi zgjerimin e operacioneve në territorin e Sirisë. Për shembull, partitë opozitare në Turqi dhe madje edhe disa parti që mbështesin qeverinë e Ankarasë, kanë kritikuar operacionet në Siri. Për shembull, udhëheqësi i partisë turke '"Sa'adet" Temel Karamollaoğlu kohët e fundit denoncoi përfshirjen e qeverisë së Ankarasë në çështjet e brendshme të Irakut dhe Sirisë dhe i mbështetjen e disa grupeve terroriste, duke thënë: "Qeveria e Ankarasë duhet të paguajë pushtimin e Sirisë dhe Irakut". Lidhur me këtë, udhëheqësi i Partisë Republikane të Turqisë, Kemal Kilichdaroglu, gjithashtu ka deklaruar se, qeveria turke kërkon rrëzimin e qeverisë legjitime të Bashar Asad, por një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur dhe Erdogan ka prishur imazhin e qeverisë së tij në  rajon dhe në botë përmes premtimeve të tilla. Përveç dëmeve që Turqia i ka shkaktuar Irakut dhe Sirisë, pushtimi ushtarak turk ka bërë që grupet ekstremiste në të dy vendet të shfrytëzojnë situatën aktuale dhe të mbështesin vendosjen e një baze ushtarake apo edhe rekrutimin e tyre.

 

Mar 30, 2018 20:21 Europe/Tirane
Komente