• Mash'al: Plani i quajtur

Ish-shefi i zyrës politike të Hamas duke u shprehur i sigurt për shkatërrimin e planit të Amerikës të quajtur "Marrëveshja e Shekullit", deklaroi se ajo çfarë kujtohet si "Marrëveshja e Shekullit" kurrë nuk do të jetë e vazhdueshme dhe do të shkatërrohet.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Khaled Mash'al, ish-shefi i zyrës politike të lëvizjes Rezistenca Islamike Palestineze" (Hamas), të hënën tha: "Pushtuesit sionist sidomos pas vendimit të presidentit amerikan për shpalljen e Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist, besojnë se kushtet e vështira rajonale do të bëhen shkak që të përgatitet atmosfera për finalizimin e çështjes së Palestinës.  Plani "Marrëveshja e Shekullit" është një sprovë e vështirë për çështjen e Palestinës, mirëpo rezultati i kësaj sprove të vështirë, është suksesi i palestinezëve sepse Izraeli nuk ka kurrfarë të drejte në Kodsin e shenjtë. Marrëveshja e shekullit si në mënyrë të hapur ose të shtyhet për më vonë, nuk do të vazhdojë kurrë dhe ky plan do të shkatërrohet ashtu siç janë shkatërruar planet e tjera, për arsye se marrëveshja e shekullit është shumë më e dobët se sa të mund të qëndrojë përball vullnetit të popullit të Palestinës". Vlen të theksohet se në bazë të përmbajtjes së zbuluar të planit amerikan të quajtur "Marrëveshja e Shekullit", Kodsi i shenjtë tërësisht i jepet regjimit sionist dhe të shpërngulurit palestinezë në vendet e tjera, nuk do të kenë të drejtën për t'u kthyer në tokat e tyre. Kolonitë sioniste në Bregun Perëndimor do t'i kthehen regjimit sionist dhe Palestina do të ketë të drejtën e pronësisë vetëm në territoret e mbetura në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Rripin e Gazës.

Tags

Apr 03, 2018 12:33 Europe/Tirane
Komente