• Amnisti Internacional: Al Khalifa të njohë zyrtarisht të drejtat e popullit bahrejnas

Organizata ndërkombëtare Amnisti Internacional ka kërkuar nga autoritetet e regjimit Al Khalifa në Bahrejn që të njohin zyrtarisht të drejtat e popullit bahrejnasit për lirinë, organizimin e tubimeve paqësore dhe lirinë e shprehjes.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve AI I ka kërkuar disa herë regjimit Al Khalifa të respektojë të drejtat e popullit bahrejnas. Amnisti Internacional lëshoi një deklaratë duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Nabil Rexheb, kreun e Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Bahrejn. Organizata Amnisti Internacional ka paralajmëruar Bahrejnin për shkak të kufizimit të lirive civile dhe heqjen e nënshtetësisë për 80 shtetas të këtij vendi. Në deklaratën e lëshuar prej kësaj organizate thuhet se autoritetet e Bahrejnit kanë shtuar kufizimet ndaj lirisë së shprehjes, formimit të partive dhe organizimit të tubimeve paqësore, ka ndaluar organizimin e tubimeve dhe manifestimeve paqësore, u ka hequr të drejtat shumë aktivistëve të të drejtave të njeriut duke i ndaluar ata që të largohen nga vendi, ka arrestuar shumë aktivistë si dhe ka hequr shtetësinë për mbi 80 shtetas të Bahrejnit. Në raportin e kësaj organizate për vitin 2017 thuhet: Kjo organizatë ka marrë informacione të reja mbi torturimin, keqtrajtimin dhe dënimin e padrejtë të njerëzve në Bahrejn, si dhe diskriminim e gjerë ndaj femrave. Edhe pse janë dhënë shumë raporte mbi torturat, dhunën dhe keqtrajtimin që u bëhet civilëve në Bahrejn nga forcat e sigurimit të këtij vendi, mirëpo autoritetet bahrejnase vazhdojnë të mos dënojnë forcat e sigurisë. Përgjatë vitit 2017 autoritetet e Bahrejnit nuk kanë lejuar organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si Amnisti Internacional që të vizitojnë këtë vend.

 

 

Tags

Apr 08, 2018 12:04 Europe/Tirane
Komente