• Neutralizohen operacioni i sulmuesve kamikazë të ISIS në Haditha të Irakut

Burimet informative kanë njoftuar për neutralizimin e operacioneve të 4 sulmuesve kamikazë të grupit terrorist ISIS në qytetin Haditha në provincën Anbar në perëndim të Irakut.

Kanali televiziv irakiane Sumerija News njoftoi se gjatë operacionit për neutralizimin e sulmeve të terroristëve kamikazë të grupit ISIS në qytetin Haditha të Irakut, janë vrarë ose plagosur tetë persona. Ndërkohë burimet informative të Irakut kanë thënë se forcat irakiane kanë vrarë Abu Valid Al-Shishani i njohur si dora djathtë e Abu Bekr Al-Baghdadi në provincën Kirkuk të Irakut. Forcat irakiane të sigurisë gjatë këtij operacioni kanë zbuluar dokumente dhe faila që përmbajnë informacione të rëndësishme dhe emra të krerëve të grupit terrorist ISIS.

Apr 09, 2018 13:00 Europe/Tirane
Komente