• Mahmud Abas: Jerusalemi do të mbetet kryeqytet i Palestinës

Kryetari i Autoritetit Autonom Palestinez tha se Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti i shtetit palestinez.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, Mahmud Abas ", duke folur të dielën në samitin e njëzet e nëntë të liderëve të shteteve anëtare të Ligës Arabe në Dhahran të Arabisë Saudite, theksoi: "Megjithë miratimin e qindra rezolutave ndërkombëtare, çështja e Palestinës ende mbetet e pazgjidhur. Përpjekjet për bashkimin e popullit palestinez nuk kanë ndalur dhe palestinezët vazhdojnë t'u përmbahen parimeve të tyre kombëtare dhe të mbrojnë të drejtat e tyre. Jerusalemi do të mbetet përgjithmonë kryeqytet i Palestinës". Kryetari i Autoritetit Autonom Palestinez duke iu referuar përpjekjes së regjimit sionist për tu anëtarësuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha: " Vende të ndryshme duhet të kundërshtojnë anëtarësimin e Izraelit në KS të OKB, pasi Izraeli kërkon anëtarësimin në këtë organizëm, ndërkohë që nuk pranon të zbatojë rezolutat e tij".

 

Tags

Apr 15, 2018 19:59 Europe/Tirane
Komente